Programi Ynë Montessori
Një mjedis i strukturuar me kujdes ku fëmijët e moshës 2–6 vjeç mësojnë përmes përvojës direkte, zbulimit shqisor dhe materialeve autentike Montessori.
Eksplorimi i Kurrikulës Montessori
Jeta Praktike (Practical Life)
Fëmijët ushtrojnë aktivitete me kuptim nga jeta e përditshme si derdhja, transferimi i lëngjeve dhe kokrrave, përgatitja e ushqimit të lehtë, pastrimi, veshja dhe kujdesi për mjedisin.
Sensoriale (Sensorial)
Materialet sensoriale Montessori ndihmojnë fëmijët të eksplorojnë dhe kuptojnë koncepte si përmasa, forma, ngjyra, tekstura, tingulli dhe dimensionet.
Gjuhë & Komunikim (Language)
Mjedisi ynë gjuhësor inkurajon pasurimin e vazhdueshëm të fjalorit, tregimin e përrallave e librave, ndërgjegjësimin e tingujve fonetikë dhe themelet natyrale për leximin e shkrimin.
Matematikë (Mathematics)
Fëmijët e përjetojnë botën e numrave përmes materialeve konkrete Montessori para se të kalojnë në abstraksion.
Kulturë, Natyrë & Shkencë & Krijimtari & Mësimi në Natyrë
Fëmijët janë natyrshëm kuriozë për botën që i rrethon. Përmes gjeografisë, kafshëve, bimëve, kopshtarisë dhe eksperimenteve të thjeshta, ne nxisim vëzhgimin dhe dëshirën për të pyetur.
Arti, muzika, lëvizja ritmike, gatimi dhe kopshtaria në oborrin tonë të madh janë pjesë e pandashme e çdo dite.
Një Ditë me Ne
Çdo ditë ndjek një ritëm të qetë dhe të parashikueshëm që krijon siguri emocionale tek fëmija, duke lënë fleksibilitet për nevojat individuale.
Cikli i Pandërprerë i Punës Montessori
Fëmijët kanë kohë të plotë dhe të pandërprerë pune gjatë së cilës zgjedhin lirisht aktivitetet, marrin prezantime individuale nga Miss Tila dhe punojnë me përqendrim të plotë me ritmin e tyre.
Opcionet e Programeve
Programi Gjysmë Dite
Përfshin ciklin e plotë të punës Montessori, ushqim të lehtë mëngjesi, aktivitete në grup dhe eksplorim të shkurtër në natyrë.
Programi Ditë e Plotë
Kombinon ciklin e punës Montessori me vakte të ngrohta, kopshtari në oborr, pikturë, gatim, pushim/gjumë të qetë dhe aktivitete pasditeje.
Dëshironi të shihni materialet tona nga afër?
Na kontaktoni për të caktuar një vizitë në ambientet tona në Farkë dhe të njiheni me mënyrën se si punojmë.